Flamur Çollaku ish zv.Kryeregjistrues i Kadastrës, në ‘MCN Economy’ ka komentuar lidhur me digjitalizmin duke u shprehur se ky shërbim nuk është aspak i ri dhe se këshilltari estonez ka realizuar digjitalizimin e Kadastrës. Ai tha se regjistrimi i pronave duhet të kishte përfunduar në vitin 2019 dhe se regjistrimi te “Ujë i Ftohtë” ka qenë pjesërisht me probleme. Sipas tij, Kadastra ka nevojë për teknikë profesionistë, ka nevojë për përditësimin e hartave ndërsa theksoi se problemi kryesor qëndron te mungesa e transparencës. “Së pari dua të kap një moment ngelëm duke bërë monolog në TV sepse asnjë përfaqësues i qeverisë nuk vjen të flasë. Nuk është e vërtetë që e gjithë administrata është e korruptuar dhe kryeministri nuk është i korruptuar, kjo formulë e kryeministrit është përdorur për doganat. Te kadastra ka një problem, e para digjitalizimi nuk aplikohet për herë të parë sot, nuk është shpikje jona kjo, sepse në këtë fazë që jemi estonezët këtë që kemi ne sot e kanë përfunduar në 2008. Në vijim ai shtoi se problemet e kadastrës janë 1001 probleme teknike që këta i bëjnë politike. Sipas tij, duhet të kishte përfunduar regjistrimi i pasurive të paluajtshme. Ata e lidhin me hartën, që një pasuri nuk hidhet vetëm në regjistër por dhe në hartë. “U tentua me bregdetin, riviera, dhe u bë me njolla interesi, por regjistrimi i pasurive kërkon ta bësh regjistrimin total jo me njolla. Lidhur me digjitalizimin nuk ndalohet korrupsioni me këto mënyra, sepse nëse nuk korruptohet 1 , 2 nuk korruptohet. Edhe sot kur shkoj në kadastër jam ballëhapur. Kjo nuk e ndalon korrupsionin. Nuk mund të akuzohet masa e kadastrës, aty ka nevojë shumë për teknikë. Problemi është se ata nuk dinë dhe sot kanë bërë një gjë tjetër. Nuk ka asnjë at ligjor për mungesën e të dhënave në server. Sot problemi më i madh është hartografiku, pra duhet përditësimi i hartave. Po nuk u përditësuan hartat nuk bëhet digjitalizimi dhe ky është problemi. Nëse do arrijmë të bëjmë digjitalizmin e saktë dhe të kemi transparencë me qytetarët sepse ajo është kryesore. Problemi i parë është transparenca, mbyllja hermetike. Për mua është një shoë i radhës ashtu siç ka bërë në të gjitha institucionet e tjera”.



