Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet 56-vjeçari në Fier

Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet 56-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 56-vjeçar me iniciale P.L., pasi ky shtetas ka aksidentuar për vdekje një 92-vjeçar me inciale M. H., në Zhupan.

Bëhet me dije se i moshuari ndërroi jetë në spitalin e Fierit.

Njoftimi i policisë: Fier/Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier bënë arrestimin e shtetasit P. L., 56 vjeç, banues në Fier, pasi rreth orës 13:30, në aksin rrugor "Fier-Levan", automjeti tip "Toyota" me drejtues shtetasin P. L. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin M. H., 92 vjeç, banues në Zhupan, i cili pas disa orësh ndërroi jetë në spitalin e Fierit.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy