Analisti Nexhmedin Spahiu, në një intervistë për MCN, e cilëson krizën në Serbi të rëndësishme për stabilitetin e Europës. Ai paralajmëron se protestat mund të marrin përmasat e një lufte civile, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë në Serbi, por që tashmë është e mundur.
Sipas Spahiut, përpjekjet e Perëndimit për të larguar Vuçiç nga pushteti, bashkë me ndërhyrjet e Rusisë e cila është e zhgënjyer me Beogradin, kanë krijuar një terren të rrezikshëm. Kriza, sipas tij, po reflektohet edhe në rajone të tjera si Republika Srpska, Sanxhaku dhe Vojvodina, të cilat mund të shfaqin kërkesa për më shumë autonomi në rast se Serbia futet në destabilitet.
Ai shton se manovrat politike të Vuçiç duke përfshirë lëvizjet e Dodikut në Bosnje, tregojnë se kriza nuk ka gjasa të zbutet shpejt.
Intervista e plotë:
-Z. Spahiu kriza serbe është tashmë ndoshta kriza kryesore politike në Europë për sa i takon stabilitetit. Si duhet ta kuptojmë këtë lloj konflikti?
-Është një përpjekje e perëndimit për të rrëzuar nga pushteti Vuçiç. Se kur do të arrihet kjo është e vështirë për tu përcaktuar. Një gjë është e qartë që këtë vit nuk do të zhvillohet mësim në Serbi dhe kjo është një vit akademik i humbur për studentët. A mund të shkojë në një luftë civile? Është e mundur dhe pse s’ka ndodhur asnjëherë.
-Ka disa deklarata të zyrtarëve europianë që vënë në dukje nevojën për qetësim, por nuk ka një qëndrim politik të qartë. Çfarë e frenon ende BE-në të dalë me një qëndrim të prerë?
-Sepse perëndimi nuk i ka shpallur luftë të hapur regjimit në Serbi. Qëndrimi i Serbisë që është mes lindjes dhe perëndimit, kur humbasin balancat atëherë fillojmë të kemi të tilla situata. Rusia nuk është se potencialin në mbrojtje të Vuçiç dhe ajo është e hidhëruar me të dhe ka futur duart për të rrëzuar atë.
Nga kalvari i pushtetit të Vuçiç ka batica dhe zbatica, kjo shihet kur fillon mbrojtja nga perëndimi atëherë kemi të bëjmë me dorën e lindjes dhe e kundërta.
-Mendoni se lëvizja e referendumit në Republikën Srpska është një manovër e Vuçiç për të paralajmëruar destabilizim nëse i hiqet mbështetja nga aktorët e huaj?
-Edhe mund të ketë lidhje me protestat ne Serbi, këto dy gjëra mund të jenë të lidhura me njëra tjetrën. Akoma nuk është dhënë urdhri i gjykatës dhe nuk e besoj që kjo do të kalojë pa probleme në Bosnje. Është një çështje që e fryn situatën.
Sigurisht që Dodik është një krahë i djathë i Vuçiç dhe do ta përdorë atë në maksimum. Sa do të arrijë të krijojë telashe për perëndimorët, kjo mbetet të shihet. Është një gjë e mirë që Kosova para se të arrinte Serbia në këtë pikë e ka marrë kontrollin në veri të saj dhe kjo do të thotë që ajo nuk do të ndikojë dot në Kosovë.
-Në eventualitetin e një krize civile siç po artikulohet si e shihni të ardhmen e rajonit të Sanxhakut? Pra a do të rishkruhet edhe njëherë, në mënyrë restriktive kushtetua serbe?
-Kjo është si një shpatë mbi shtetin Serb sepse Sanxhaku është i shtypur nga Serbia dhe atje është një popullatë shqiptare që tani e quan veten popullatë boshnjake, por ajo dëshiron të fitojë autonomi dhe shteti serb është duke e shtypur atë.
Dikujt po i shkon ndërmend që kjo të bëhet, por Kosova këtë vit ka një shumë të caktuar për Sanxhakun ama kjo mbetet të shihet nëse do të fitojë autonominë e vetë. Nga ana tjetër Vojvodina që është shumë e madhe dhe nuk ka qenë pjesë e Serbisë dhe është marrë pas luftës së parë botërore ka patur shumicë gjermane.
Pas luftës së dytë botërore është bërë gjenocid ndaj popullatës gjermane dhe pronat janë konfiskuar e u janë dhënë serbëve. Gjithsesi duke qenë pjesë e kulturës austro-hungareze ajo ka zhvilluar ndjenjën e vetësisë dhe disa liderë të Vojvodinës duan që të rrisë nivelin e autonomisë ose të fitojë pavarësinë, madje ka krijuar dhe flamurin e vetë.



