Gjuhëtari Albert Nikolla e shpjegon fjalën “Gilgamesh” me gjuhën shqipe. Duke folur në emisionin “Arnautistan” mbi poemën epike, që konsiderohet si vepra e parë e Letërsisë, Nikolla tha se ka përputhje qoftë nga ana fonetike ashtu edhe semantike me fjalën “Gila ka mbajtur meshë”.
Nikolla tha se greqishtja e vjetër e ka origjinën nga shqipja primitive.
Gila ka mbajtur meshë. Etimologjia dhe semantika na jep armët e nevojshme për ta vërtetuar ose mos vërtetuar. Në ngjashmëri fonetike, kanë ngjashmëri 100 për qind. Aty është fillimi. Pastaj kalojmë në anën semantike. Në fjalorin e Oksfordit thuhet që Gila bashkëbisedon me Zotin, që do të thotë Gila ka meshë. Në aspektin logjik do të thotë që Gila ka meshë, komunikim me Zotin. Kur Zoti i thotë në çfarë gjuhe do më flasësh mua, Gila përgjigjet ‘unë flas gegë’. Homeri i përdor gegët. Nuk do të thotë që italianët dhe francezët rrjedhin nga shqiptarët, por ne shqiptarët kemi ruajtur gjuhën e parë, nga të cilat kanë rrjedhur gjuhët e tjera”.
Ai foli për pseudo-etimologë shqiptarë që botojnë qindra libra pa asnjë citim.
Ju gaboni të mendoni që unë bëj studime sipas modelit të pseudo-etimologëve në Shqipëri. Kam cituar 500 libra për të nxjerrë këtë libër. Pseudo-etimologët bëjnë etimologji popullore. Botojnë me qindra libra pa asnjë citim, duke thënë shqipja është nëna e gjuhëve, por kjo duhet të bazohet në shkencë”.



