Shano: 120 pacientë marrin gjak rregullisht, në gjithë vendin 26 banka dhurimi. Talasemia mund të parandalohet (VIDEO)

Shano: 120 pacientë marrin gjak rregullisht, në gjithë vendin 26 banka dhurimi. Talasemia mund të parandalohet (VIDEO)

Shefja e mbledhjes së gjakut në qendrën kombëtare të transfuzionit, Viola Shano thotë se aktualisht situata paraqitet e qëndrueshme dhe deri diku janë plotësuar nevojat për pacientët talasemikë, falë një pune që bëhet me qendrën kombëtare të transfuzionit të gjakut, Kryqit të Kuq dhe Shoqatës së Dhurimit të Gjakut.

Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN Tv, Shano tha se thirrja për dhurime vullnetare është gjithë kohës e vazhdueshme dhe nevoja për gjak gjithashtu.

Flasim për një përqindje prej 21 dhuruesish vullnetarë. Jemi ende larg mjaftueshmërisë kombëtare, do të ishte mirë që të arrinim në 15 deri në 18 dhurues për 1 mijë banorë.

Qytetarët stepen të dhurojnë gjak pasi mendojnë se nëse dhurojnë gjak, trupi i tyre do kërkojë herë pas here të dhurojë gjak, gjë që nuk është e vërtetë.

Nuk dhurojnë edhe për çështje kohe, apo mendojnë se do të japin nëse do i duhet një të afërmi të tyre. Arsyet janë nga më të ndryshmet.

Një rol të rëndësishëm luan sensibilizimi. Aktualisht në qendrën kombëtare të transfuzionit të gjakut marrin gjak 120 pacientë dhe në Lushnje 110, këta janë pacientët që marrin rregullisht gjak.

Shano deklaroi se në të gjithë Shqipërinë ka aktualisht 26 banka gjaku në rrethe dhe 5 në Tiranë.

Në Tiranë në Spitalin Ushtarak dhe tek Nënë Tereza punojnë 24 orë dhe bankat e tjera të gjakut punojnë me orar zyrtar, vetëm njerëzit të kenë dëshirë.

Aktualisht që flasim kemi 1% në nivel kombëtar të dhuruesve me pagesë, 99% e dhurimeve janë vullnetarë dhe familjare.

Na duhet sasi më e madhe gjaku në dispozicion që të kemi për këta pacientë.

Lushnja ka pacientë dhe nga Vlora, Berati, Fieri dhe Saranda dhe kjo bën që të shtohet fluksi dhe të ketë numër më të lartë.

E pyetur se si mund të shmanget lindja e fëmijëve talasemikë, deklaroi se kjo sëmundje mund të shmanget dhe një nga parandalimet që ka dhe sukses është përmes programeve depistueze, elektroforezës etj.

Edhe këshillimi i prindërve, të ndërgjegjësohen për shtatzëninë që mund të kemi.

Në shtatzëni kemi diagnozën prenatale dhe mund të bëhet me metodën e amniocentezës, por zgjedhja e formës së testit varet nga lloji i shtatzënisë.

Shano tha se çdo person mund të dhurojë gjak çdo tre muaj, por dhuruesve u rekomandohet që të vijnë dy herë në vit dhe nëse ndodhte diçka e tillë do të jetë shumë afër mjaftueshmërisë në gjak.

Një dhurim gjaku jo vetëm plotëson detyrën qytetare, por duke qenë se duke dhuruar gjak një pjesë të qelizave të kuqe shkëputen nga trupi yt.

Jepet mesazh palcës së kurrizit të prodhohen qeliza të reja dhe parandalohen një sërë sëmundjesh kardiovaskulare, për mos bllokimin e arterieve dhe sëmundjeve neurologjike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy