Horoskopi ditor, e premte 14 shkurt

Horoskopi ditor, e premte 14 shkurt

Dashi

Tregoni kujdes të veçantë ndaj shëndetit të prindërve tuaj. Sa i përket lidhjes suaj romantike, dashuria do të lulëzojë. Ndërsa çiftet e martuar, ka gjasa që sot të bëhen shumë emocional.

Demi

Këshillohet të përfshiheni në sporte të ndryshme. Sa i përket aspektit personal, pritet një zhvillim i rëndësishëm. Mos i detyroni të tjerët të bëjnë gjëra që nuk preferojnë. Tregohuni më tolerant.

Binjakët

Ekziston mundësia të ndiheni të pafuqishëm gjatë ditës së sotme. Gjendja juaj financiare pritet të përmirësohet. Ata që janë të përfshirë në tregti, këtë të premte mund të marrin rezultatin e dëshiruar.

Gaforrja

Do ta keni të vështirë të përqendroheni në punë sot. Nëse nuk ndiheni mirë psikologjikisht, flisni me miqtë e ngushtë. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni të çliruar. Bëni kujdes me kritikat gjatë një debati.

Luani

Do të ndiheni të mbushur plot energji. Mbani nën kontroll shpenzimet dhe përpiquni të blini vetëm artikujt kryesorë. Nuk është dita e duhur për të nënshkruar kontrata biznesi.

Virgjëresha

Presioni në punë duket se ju ka irrituar gjatë këtyre ditëve. Mund të keni përfitime financiare, falë një mikut tuaj. Një bisedë e ngrohtë me partnerin/partneren tuaj do t’ju ngrejë moralin.

Peshorja

Merrni pjesë nëpër organizime shoqërore, në mënyrë që të ndryshoni humorin. Sot do të kuptoni që dashuria është zëvendësim për gjithçka. Fundjava do ju sjellë një moment të bukur në punë.

Akrepi

Të lindurit e kësaj shenje këshillohen të heqin dorë nga shqetësimet e panevojshme. Ndiqni intuitën dhe mos u bazoni vetëm tek këshillat e të tjerëve. Do të kaloni një mbrëmje të qetë romantike.

Shigjetari

Personat e kësaj shenje duhet të përkushtohen për të konsoliduar suksesin e së kaluarës. Mos lejoni triumfin të mposhtet nga thashethemet. Mos i harroni personat që shqetësohen vërtet për ju.

Bricjapi

Bricjapët do të ndihen shumë mirë emocionalisht gjatë kësaj të premteje. Do të jetë një ditë e mrekullueshme në aspektin personal. Bëni kujdes me alkoolin pasi situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit.

Ujori

Kjo e premte do të kalojë sikur të ishte një moment i vetëm. Përpiquni ta kaloni ditën në paqe dhe në qetësi. Mos ia shfaqni botën tuaj të brendshme kujtdo, pasi jo gjithmonë ta duan të mirën.

Peshqit

Çdo mashtrim apo përpjekje për të fshehur të vërtetën do të refuzohet. Ka gjasa që të ndiheni të tensionuar në marrëdhënien tuaj romantike. Sa i përket aspektit profesional, nuk parashikohen ndryshime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy