
25 vjet pas heqjes së tij, rikthehet debati për dënimin me vdekje në Poloni. Është kryeministri i Varshavës, Mateusz Morawiecki, ai që e rikthen me anë të një deklaratë tronditëse gjatë një seance pyetje-përgjigje në Facebook.
Për mendimin tim, dënimi me vdekje duhet të pranohet për krimet më të rënda.
Politikani konservator shtoi se nuk është dakord me mësimet e kishës për këtë çështje, duke përsëritur se është mbështetës i dënimit me vdekje.
Deklarata e Morawieckit u nxit nga një kritik i menaxhimit të qeverisë polake, i cili në mënyrë provokuese pyeti nëse dënimi me vdekje mund të parandalonte ekzekutivin e tij që t’i bënte më shumë dëm shoqërisë.
Në vend që të dënonte këto deklarata apo të shpërfillte ndërhyrjen, Kryeministri u përgjigj seriozisht duke theksuar pozicionin e tij favorizues për dënimin me vdekje, pavarësisht se ishte një praktikant katolik.
Ai tha ndër të tjera se heqja e dënimit me vdekje, një trashëgimi e periudhës sovjetike, ishte “një shpikje e parakohshme” .
Polonia e hoqi dënimin me vdekje në vitin 1997, në vijim të heqjes së disa rregullave të epokës komuniste dhe po përgatitej për t’u bashkuar me Bashkimin Europian.
Në vitin 2013, Varshava ratifikoi një protokoll të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili heq plotësisht dënimin me vdekje.



