
Ambasadorja amerikane Yuri Kim trazoi sërish ujërat duke bërë një ndërhyrje në fushatën zgjedhore sa i përket zgjedhjeve të 6 marsit.
Përmes një postimi në “Twitter” Kim pyeti kandidatët e Berishës, 'nëse mbështetësi juaj kryesor është shpallur “non grata” për korrupsion, çfarë po u premtoni votuesve?"
Lidhur me këtë në studion e lajmeve në MCN TV analisti Mustafa Nano u shpreh se Kim nuk ka përmendur emra konkretë dhe në këtë kontekst mund ta ketë pasur me të gjithë të shpallurit ‘non grata’.
Gjithsesi ai tha se Kim është në linjë dhe frekuencë me vendimin e marrë nga ambasada amerikane, edhe pse deklarata të tilla nuk janë diplomatike dhe se ajo e ka kaluar vijën e kuqe.
Intervista e plotë
1. Zoti Nano, si e lexuat ju këtë deklaratë, të paktën përshtypja që krijohet është se ndoshta e ndikuar nga sondazhet ambasadorja amerikane kërkon t’i japë një dorë Lulzim Bashës për zgjedhjet e 6 marsit?
Nuk e di se dëgjova dhe nga mënyra juaj e raportuar më duket pak e pasaktë sepse ajo flet për sponsorizues të kandidatëve dhe nuk ka përmendur emra. E ka me të gjithë, normale që kryesisht e ka me Berishën sepse Dako është qytytar i lirë, nuk ka rolin e Berishës, por ajo se ka përmendur Berishën. Ndryshimi Berishës dhe Dakos diferenca është se Berisha është duke frymëzuar një lëvizje të re politike pas tentativës për të marrë PD, ndërsa Dako është një qytetar në shtëpinë e tij në Durrës. Unë skam qejf ti shoh këta non grata në fushatë. Ajo është në linjë dhe frekuencë me vendimin e marrë nga ambasada amerikane. Ti margjinalizojë këta persona.
2. Formalisht të paktën e ka kaluar vijën e kuqe ambasadorja amerikane? Nuk do as mend as kalem që kjo është ndërhyrje e hapur në fushatën zgjedhore.
Në terma të sjelljes diplomatike kjo nuk është e tillë, ka kaluar vijën e kuqe, por kjo nuk është hera e parë, nëse e mbani mend Donald Lu një ditë para reformës në drejtësi i ka dërguar sms deputetëve, ndërsa Kim po zbaton në praktikë atë vendim që ka marrë administrata e shtetit të vet, ata do vazhdojnë gjuhën e tyre.
3.Le të flasim me gjuhën e ambasadores amerikane. Kujtojmë që në tekstin e shpalljes “non grata” të zotit Berisha ndër të tjera theksohej se si ish-zyrtar Berisha ka kryer akte që kanë minuar demokracinë. Akti i zonjës në fjalë, çfarë reflekton nga parimet e demokracisë?
Nuk reflekton asgjë sepse edhe pse është shpallur non grata ai është qytetar i lirë dhe ka të drejtën e vet. Ajo po jep një deklaratë politike, po përpiqet të bëj atë që se ka bërë shoqëria shqiptare ku njerëz të mbrapshtë si Berisha s’ka ditur ti tregojë vendin. Ajo e bën me benefite të mira duke menduar se kjo është e mira e shqiptarëve dhe vazhdon ti mbetet besnike vendimit të marrë nga shteti i saj. Këtu është faji i autoriteteve shqiptare që se kanë përcaktuar vijën e kuqe. Asnjë nga këta nuk guxon, ose guxon Berisha tani që është i djegur. Ambasadorja amerikane nuk është se e kaloi vijën e kuqe një ditë të bukur pa re, kjo është një shfaqje që e kemi pasur para syve tanë gjithmonë.
4. Zonja Kim lë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara nuk pajtohen me korrupsionin dhe kësisoj implikon kandidatët e Shtëpisë së Lirisë me non gratën e Berishës. Por në fakt nga ana tjetër kemi parë zotin Vangjush Dako, një tjetër person non grata të jetë pjesë aktive e fushatës së socialistëve në Durrës. Por nuk kemi parë zonjën Kim të thotë asnjë fjalë, çfarë e relativizon demokracinë në këtë rast?
Nëse e mbani mend për deputetin e Shkodrës ka qenë ambasada amerikane që e ka ndaluar. Ndërsa sa i përket Dakos supozohet që nuk është më kandidat, Doshi është kryetar i partisë, ndërsa Dako qytetar i lirë. Edhe ambasadorja amerikane e ka ndaluar Doshin të bëhej deputet sepse ai sot do ishte në parlament nëse s’do ishte ambasadorja amerikane. Ata se kanë me Berishën e kanë me të gjithë të shpallurit non grata, nxorën Dakon, Doshin ja dhe Berishën.
Ambasada amerikane ka shpallur non grata personat e duhur dhe kanë thënë se ata janë të korruptuar, ata nuk e thonë një gjë dhe e lënë e vazhdojnë deri në fund dhe përdorin mjetet që kanë në dorë. DeklarataT nuk janë diplomatike dhe jam i sigurtë se ajo nuk është krenare për ato që thotë por është duke respektuar vendimin e vendimit të marrë nga shteti i saj.



