Roland Tasho rrëfen rastësinë që e bëri fotograf: Mundohesha të mos fotografoja uniformitetin

Roland Tasho rrëfen rastësinë që e bëri fotograf: Mundohesha të mos fotografoja uniformitetin

Fotografi Roland Tasho rrëfen se ka 42 vjet me aparatin fotografik dhe se marrëdhënia e tij me fotografinë ishte komplet rastësi.

Në emisionin “Bilardo” në MCN TV, ai tha se në atë periudhë duhet të shkoje të merrje një fletë pune pasi shteti të jepte punë.

Shkoj te Zyra e Punës në 1982, u bë gati dy muaj që shkoja dhe pa përgjigje.

Një ditë më erdhi fleta që prisja dhe ishte për fotograf dhe unë ngrita supet se nuk e kisha idenë fare.

Mamaja më thotë shumë mirë shko te burri i tezes që ishte operator, i ati i Arben Derhemit dhe kështu mori rrugë, e pashë që po ecja mirë, më pëlqeu.

Patëm një rrugë të gjatë dhe të bukur. Që të dilje në një revistë, kryesorja ishte që të kishe një biografi të mirë.

Revista “Ylli” i shërbente sistemit.

Drupal Ad

Më tej ai u ndal në fotot e kohës duke thënë se në fotografi kanë fiksuar fëmijërinë dhe momentet kulmore.

Rinia e viteve ’90-të... Ishte fillimi dhe unë mundohesha të mos fotografoja uniformitetin, i fotografoja pa kontroll për revistën, kishte tendenca për të veshur fustane të ndryshme, sandale, syze, ora.

Ishin gjëra që vinin nga jashtë. Fotografitë e 45 vjetorit të çlirimit në spartakiada në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, ishte një lloj lirie.

Aparatet fotografike, aparaturat i kishim nga më të mirat, ato që dilnin në perëndim i kishim edhe ne. Regjimi i donte.

Kishte dhe foto me ngjyra dhe bardhë e zi, se kishte film me ngjyra dhe bardhë e zi.

I merrja çdo muaj në magazinë dhe filma me ngjyra dhe bardhë e zi. Çdo ministri kishte fotograf dhe shteti ishte më serioz, do i ilustroje.

Institucionet kishin fotograf. Ne shkonim për bujqësinë dhe aty fotografoja autokombajnat, rrugët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy