Braho: Nga Dumani do marr proaktivitetin dhe vendosmërinë. Nga Kraja, qetësinë

Braho: Nga Dumani do marr proaktivitetin dhe vendosmërinë. Nga Kraja, qetësinë

Prokurori Klodian Braho, duke shpalosur platformën e tij për drejtimin e SPAK-ut para anëtarëve të KLP, tha se nga Altin Dumani do merrte proaktivitetin dhe vendosmërinë, ndërsa nga Arben Kraja qetësinë në kryerjen e detyrës. 

 

Nga z.Dumani do merrja proaktivitetin dhe vendosmërinë. Nga z.Kraja do merrja si pjesë pozitive të tij qetësinë në kryerjen e detyrës”.

 

I pyetur për pikën e tij të fortë Braho përmendi faktin që ka eksperiencë në hetimin e korrupsionit, ndërsa si pikë të dobët tha se mund të jetë komunikimi me publikun dhe mediat, që do t'i kushtojë rëndësi në të ardhmen. 

 

“Nuk mendoj se jam perfekt. Pikë të fortë do përmend faktin që kam eksperiencë të gjatë në hetimet ndaj korrupsionit. Kam patur qetësinë, qartësinë, maturinë jo vetëm njerëzore dhe proceduriale. Sa i përket pikës sime të dobët, SPAK s’ka qenë e përgatitur për këtë vëmendje publike, është një nga pikat e mia që do t’i kushtoja rëndësi në të ardhmen, mënyra e komunikimit me publikun dhe mediat, për të cilat edhe ne si prokuror s’kemi qenë të përgatitur, pasi gjithmonë është drejtuesi që del”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy