Xhadat/ Avokati i politikës apo i popullit? (VIDEO)

Xhadat/ Avokati i politikës apo i popullit? (VIDEO)

Aktualisht në pozicionin e Avokatit të Popullit është zonja Erinda Ballanca, të cilës i ka mbaruar mandati prej tri vitesh. Vullneti i partive më të mëdha politike për të diskutuar dhe zgjedhur avokatin e ri të popullit ka përfunduar ose në debate, ose në shtyrje e neglizhencë të zgjatur prej vitesh. Kandidatët e pavarur nga parti politike që kanë plotësuar mbi 45 firma ka pasur dhe ka çdo vit.

Seanca e fundit e mbajtur me 17 shkurt 2025 për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit sërish u shty pasi mazhoranca dhe opozita të cilët kishin sjellë sugjerimet e tyre, sërish nuk ranë dakord.

Sali Berisha propozoi Besim Ndregjonin, ndërsa mazhornaca ndonëse deklaron se këtë propozim ja ka lënë opozitës , përsëri nuk ra dakord. Por a duhet të jetë zgjedhja e Avokatit të Popullit zgjedhje e pastër politike, pa respektuar kriteret.

Për avokatin Erald Aga, i cili është dhe një nga kandidatët në garë, avokati i popullit nuk mund të jetë ai që njëri apo krahu tjetër propozon, por ai që ka marrë më shumë firma dhe besim, për shërbimet që ka dhënë në publik. Ai deklaron se ndonëse ligjërisht duhet të ishin njoftuar për veprimet e ditëve të fundit në parlament, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Aga nuk e mohon mendimin për t'u tërhequr nga gara për shkak të përdhosjes që po i bëhet procesit, duke e kthyer avokatin e popullit në avokatin e politikës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy