Disa studime kanë treguar se avokadoja ka disa ndikimepozitive në shëndetin e atyre që e konsumojnë rregullisht. Por një studim i ri ka zbuluar se njerëzit konsumojnë tulin e frutit, duke hedhur një “minierë të vërtetë ari” që fshihet te bërthama.
Studiuesit kanë zbuluar se fara përmban elemente që mund të parandalojnë rritjen e tumoreve malinje dhe depozitimin e yndyrnave në enët e gjakut.
Pikërisht këto elemente mund të përdoren për të përmirësuar trajtimet kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës apo sëmundje të tjera.
Ekspertët thonë se shumë shpejt, bërthama e avocados do të gjejë përdorim të gjerë në mjekësi dhe kozmetikë.



