Tentoi të abuzonte seksualisht me të miturën në Maliq/ Gjykata la në burg 71-vjeçarin

Tentoi të abuzonte seksualisht me të miturën në Maliq/ Gjykata la në burg 71-vjeçarin

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 71-vjeçarin që tentoi të abuzonte seksualisht me një 9-vjeçare në fshatin Sheqeras të Maliqit.

Seanca gjyqësore e cila nisi në orën 11, nxori para togave të zeza Pëllumb Lamçen, për tu njohur me masën e sigurisë.

 Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për veprën penale të “marrëdhënie seksuale me të mitur”, e mbetur në tentativë.

Mbrojtja e të pandehurit, i përfaqësuar nga avokat i vendosur kryesisht, kërkoi një masë më të butë sigurie për 71-vjeçarin.

Deri në këtë fazë të hetimit, veç dëshmisë së të miturës, familjarëve dhe 27-vjeçares që e shpëtoi, prokuroria ka administruar si provë materiale edhe disa pamje filmike të bëra nga 27-vjeçarja në momentin kur edhe i moshuari edhe e mitura kanë qenë të dy të zhveshur.

Gjatë pyetjeve nga prokuroria dhe gjykata, i moshuari ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka ngacmuar as të miturën dhe asnjë vajzë tjetër, ndërsa ka shfaqur çrregullime mendore duke folur për pronat që kishte patur në fshat dhe që ja kishin marrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy