Autori i emisionit “Fokus”, gazetari Robert Papa e konsideroi diçka normale dhe jo sulm ndaj institucioneve arsimore ngrirjen nga Trump të fondeve për Hardvardin.
Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN Tv Papa e konsideroi një kambanë alarmi që Kongresi mund të votojë shkurtimet me 50 për qind në DASH.
Papa bëri me dije se po ashtu se do hiqen fondet e DASH për NATO-n, OKB-në, dhe do ketë shkurtime në personelin e ambasadave në të gjitha misionet diplomatike.
“Është diçka normale në bazë të lëvizjes që ka bërë administrata Trump kundër woke-izmit, transgender dhe LGBT, dhe njerëzit po kuptojnë që miliarda e miliarda dollarë jepen për universitete dhe kolegje, që kanë me miliarda dollarë të tjera të mbledhura nga pagesat e larta. Trump s’do tërhiqet, s’ka pse Harvard të jetë kokëfortë.
Ka një lloj përplasje, e majta është për lirinë, diçka sipërore, kurse Trump do të mbajë premtimin e fushatës. Deri tani ka shkurtuar 270 miliardë shkurtimi i shpenzimeve nga DOGE i Musk. Kambanë alarmi më duket që Kongresi ka mundësi të votojë shkurtimet 50 për qind për DASH.
Do hiqen fondet e DASH për NATO-n, OKB-në, dhe 20 organizata ndërkombëtare, dhe do ketë shkurtime në personelin e ambasadave në të gjitha misionet diplomatike. Rubio ka dërguar një email tek diplomatët, që nëse ka pasur qëndrime ndaj të krishterëve nxiten te gjithë diplomatët në mënyrë anonime, ose edhe me emër, të bëjnë të njohur kush kanë qenë personat që kanë luftuar ndaj të krishterëve, jo vetëm në DASH por edhe jashtë.
Duket që politika e DASH synon të shkojë djathtas. Sulm nuk është ndaj universiteteve. Në këto universitete ka edhe teori marksiste, realist-socialiste, dhe woke-izëm të theksuar. Para federale s’do marrësh më. S’duan të prodhojnë njerëz të indoktrinuar. Ka shumë degë sociale të pakuptimta, që fabrikojnë diploma pa treg pune”.



