Tensione ndërmjet Haradinajt e Mogherinit, anulohet konferenca në Bruksel

Tensione ndërmjet Haradinajt e Mogherinit, anulohet konferenca në Bruksel

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pasur një përplasje të ashpër me shefen e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherinin

Burime brenda takimit në mes delegacionit kosovar dhe përfaqësuesve të BE-së në Bruksel i kanë thënë Klan Kosovës se Haradinaj nuk ka pranuar në asnjë mënyrë heqjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë, kërkesë kjo që në vazhdimësi është thënë nga BE-ja.

Haradinaj në këtë takim, ka insistuar fuqishëm se taksa ndaj Serbisë do të mbetet edhe më tutje.

Kryeministri kosovar i ka shfaqur brengën serioze në adresë të BE-së, kur i ka thënë Mogherinit në sy se Serbia është shfaqur destruktive në vazhdimësi, duke mos i respektuar marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit.

Kësisoj, Mogherini është detyruar ta anulojë konferencën për media, e cila ishte planifikuar të ndodhte pas takimit kokë më kokë.

Deri tani nuk ka asnjë sqarim lidhur me anulimin e konferencës, mirëpo po raportohet në vazhdimësi për një takim të tensionuar në BE.

Sidoqoftë, kjo është hera e dytë që ndaj Kosovës, BE-ja vepron njëlloj pas takimit të Këshillit të MSA-së.

Edhe vitin e kaluar ishte anuluar konferenca, pikërisht në një kohë kur BE-ja i bënte trysni Kosovës për Demarkacion.

Haradinaj është shprehur se BE po neglizhon perspektivën evropiane për Kosovën edhe pse ky është një nga pritoritetet më të larta që ka shteti.

Për shtetet antare të BE-së, ai ka pasur edhe thirrje që të përshpejtohen proceset e integrimit.

Megjithatë, njëzet vjet pas luftës, dhjetë vjet pas pavarësisë, dhe pesë vjet pas Marrëveshjes së Brukselit, realiteti është se, përparimi drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë minimal, dhe në fakt tani ka dalur krejtësisht nga binarët, veçanërisht me diskutimin publik mbi idenë fatale të korrigjimit të kufirit dhe shkëmbimit të territorit; Ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e ndërmjetësuesit, dhe ka dëmtuar arritjet që kemi bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për më shumë se 7 vjet. Më lejoni të theksoj edhe një herë, unë si Kryeministër dhe Qeveria e Kosovës, kundërshtojmë fuqishëm dhe e refuzojmë këtë ide, e cila do të sjellë vetëm luftëra dhe tragjedi të reja në Ballkan. Kushdo që flet për kufijtë, territorin, apo çfarëdo korrigjimi tjetër për vendim tim, është armiku ynë”, ka shtuar Haradinaj.

Gjithashtu, është përmendur edhe krijimi i ekipit negociator i bashkëkryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti që sipas tij është hap madhor drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy