KMSH: Namazi i Fitër Bajramit do të falet nesër në sheshin “Skënderbej”

KMSH: Namazi i Fitër Bajramit do të falet nesër në sheshin “Skënderbej”

Pas një muaji agjërimi dhe lutjesh, besimtarët myslimanë do të festojnë nesër më 20 mars, Fitër Bajramin.

 

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton se namazi i Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët do të falet në sheshin “Skënderbej”, më 20 mars, në orën 06:30.

 

Sipas njoftimit zyrtar, programi i plotë nis në orën 06:00 dhe përfundon në 06:35.

 

Hapja e programit do të bëhet me leximin e Kur’anit nga imami i xhamisë “Et’hem Beu”, Elton Karaj. Më pas, kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, do të përshëndesë besimtarët, ndërsa nënkryetari, Lauren Luli, do të mbajë një ligjëratë.

 

Faljen e namazit të Bajramit do ta prijë kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, ndërsa hutbeja do të mbahet nga Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja.

 

Në mesazhin e tij, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, uron të gjithë besimtarët myslimanë dhe mbarë shqiptarët, kudo që jetojnë e punojnë, me rastin e Fitër Bajramit, duke përcjellë urimet më të përzemërta për paqe, shëndet dhe begati në familje e më gjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy