Meçollari: Ndërhyja tokësore e SHBA-së në Iran përjashtohet plotësisht, do i duheshin 1 milion forca

Meçollari: Ndërhyja tokësore e SHBA-së në Iran përjashtohet plotësisht, do i duheshin 1 milion forca

Artur Meçollari, ish/zëvendës komandant i Forcës Detare tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se në ditët në vijim mund të ketë ulje të intensitetit të goditjeve nga ana e Iranit. 

 

Po ashtu Meçollari tha se shumë shpejt, do të fillojë lëvizja e lirë e mjeteve në ngushticën e Hormuzit. 

 

Numri i raketave të hedhura në 4 ditë nga ana e Iranit është 400 duke përfshirë Izraelin dhe vendet e Gjirit. 

 

Të gjitha vendet kishin marrë masa. Personeli të ishte evakuuar. Kemi humbje të jetëve të 6 amerikanëve dhe 12 izraelitëve. Numri total i viktimave është 20, tek vendet e Gjirit nuk ka humbje jete. Ka një mbivlerësim të objektivave. Dje u godit konsullata amerikane në Kuvajt. Është objekt i nivelit teknik, ishte boshatisur. Është më pak e rëndësishme se një bazë detare apo ajrore. Por nga ana psikologjike krijon efekt të madh.  

 

Pika më e fortë e Iranit vijon të jetë sistemi politik dhe Garda Revolucionare me sistemin e saj raketor. 

 

Ngushtica e Hormuzit ishte pikë e fortë, por asgjësimi i plotë i Forcës Detare do të krijojë kushtet për kontrollin e ngushticës nga ana e SHBA. Pika më e fortë është sistemi raketor. Në ditët në vijim mund të shohim ulje të intensitetit të goditjes.

 

Parashikoj, mund të fillojë edhe sot lëvizja e lirë, por do të bëhet nga anijet luftarake të SHBA-ve dhe vendeve të Gjirit. Mund të mos jetë objekt i grupit të anijeve të SHBA. Mund të riaktivizohet komanda Sentinel që gjendet në Gjirin Persik, dhe të drejtohej nga ajo. Besoj se ka filluar lëvizja e lirë e mjeteve se ka rënë kontrolli detar nga ana e Iranit. 

 

Meçollari përjashtoi një ndërhyrje tokësore nga SHBA në Iran. 

 

Ndërhyja tokësore përjashtohet plotësisht. Që SHBA të ndërhyjnë në Iran i duhet një Forcë e Armatosur shumë e madhe. Do t’i duhen 1 milion forca për të bërë pushtim të plotë.

 

Për Irakun iu deshën 380 mijë forca, këtu i duhen 1 milion forca. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy