
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, do të vizitojë Kosovën në datat 14 dhe 15 shkurt.
Vizita bëhet me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ky i fundit kishte deklaruar se në fokus do të jetë rritja e bashkëpunimit ndërshtetëror, duke mos mohuar se temë do të jetë edhe shenjëzimi i kufirit.
Markoviç pritej në Kosovë javën e kaluar, por vizita dështoi për shkak të kushteve jo të përshtatshme atmosfrike për udhëtim.
Burime pranë qeverisë i kanë thënë gazetës “Zëri” se axhenda e Markoviçit nuk do të jetë ajo e vizitës së planifikuar për javën e kaluar.
Pritet që axhenda e takimeve të bëhet e ditur në ditët në vijim.



