Kundërpërgjigjja ndaj ndikimit rus, BBC-ja rikthehet në Serbi 7 vjet pas mbylljes

Kundërpërgjigjja ndaj ndikimit rus, BBC-ja rikthehet në Serbi 7 vjet pas mbylljes

Shtatë vjet pas mbylljes, BBC ka rihapur shërbimin e saj në gjuhën serbe. Gjiganti britanik i informacionit e mbylli shërbimin në serbisht në vitin 2011, pas 72 vitesh.

Por shtatë vjet pas mbylljes, BBC-ja në serbisht është rikthyer sërish. Që prej kësaj të hëne, serbët mund të informohen në gjuhën e tyre përmes një faqeje interneti që është në partneritet me mediat lokale.

Kjo shihet si një lëvizje në kuadër të “betejës” kundër ndikimit rus në Ballkan, veçanërisht në Serbi, ku mediat proruse në disa raste kanë raportuar lajme të rreme.

I tillë është rasti kur Sputnik, që mbështetet nga Kremlini, publikoi një lajm sipas të cilit NATO po përgatitej të kryente në Bosnjë dhe Hercegovinë stërvitje ushtarake, gjatë të cilave do të përdorej uranium i varfëruar. / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy