
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për masën e sigurisë "arrest shtëpie" kreun e PD-së së Rithemelimit Sali Berisha.
GJKKO ka rrëzuar kësisoj kërkesën e ish-kryeminstrit Sali Berisha për të lejuar që të marrë pjesën në seancat plenare në Kuvend.
Kreu i opozitës ndodhet në "arrest shtëpie" që prej 30 dhjetorit, dhe prej 3 muajsh nuk merr pjesë në seancat parlamentare.



