“AKSHI”, Xama: Në dosje rezulton se është vjedhur 60-70% e fondit limit

“AKSHI”, Xama: Në dosje rezulton se është vjedhur 60-70% e fondit limit

Gazetarja Ola Xama, për dosjen e “AKSHI-t” thotë se Ergys Agasi nuk ka pasur lidhje vetëm te prokurimet publike që kryente AKSHI por ka pasur të dhëna dhe informacione në të gjitha agjencitë e tjera, përfshirë dhe lojërat e fatit dhe kazinotë. 

 

Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se në dosje rezulton se është vjedhur 60-70% e fondit limit.

 

Në dëshminë e saj zonja Karçanaj pranon se ka qenë në zyrën e Ergys Agasit, ka patur miqësi me të, ka thënë se ka takuar një herë Ermal Beqiraj, dhe ka folur për një projekt të Ergys Agasit me izraelitët. Puna se si është dyfishuar fondi limit dhe thuhet në mënyrë kaq vulgare sikur ato para të mos ishin publike, por të Ergys Agasit. 

 

Janë 19 procedura që lidhen me tenderat që ka ankimuar biznesmeni Gerond Meçe. Kompania e Agasit ka përfituar fonde nga tenderat e marra nga kompanitë e tjera. 29 milionë euro kanë përfunduar te kompania “EA Solution”. Por çfarë pune ka bërë kjo kompani?

 

Ka bërë zero punë! Ka blerë vetëm një makinë me vlerë 300 mijë euro. A është vjedhur gjysma e këtyre parave? Se kemi dhe fitimin e kompanisë “Soft and Solution” të Ermal Beqirit. Te kjo dosje është vjedhur 60-70% e fondit limit. Minimalisht 240 milionë euro janë përvetësuar, nëse të gjitha procedurat kanë patur standardin e dyfishimit të vlerës së tenderit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy