Kush është ‘Rambo’ që trajnon specialët shqiptarë për dyluftime

Kush është ‘Rambo’ që trajnon specialët shqiptarë për dyluftime

Uliks Gjonaj, nga Kosova, jeton në Zvicër dhe ka trajnuar policitë e shumë vendeve të botës. Ai ka marrë pjesë edhe në instruktazhe me forcat speciale amerikane SWAT.

Shpesh herë ai vjen në Shqipëri për të trajnuar edhe repartet speciale të Policisë së Shtetit.

“Close combat, ose luftim në distancë të afërt, është një domosdoshmëri sepse bart njëfarë sigurimi tek polici dhe shpëton jetën e tij, të kolegut dhe të personave të tjerë pranë”, thotë Gjonaj.

Por çfarë mendimi ka instruktori Gjonaj për policinë shqiptare?

“Policia shqiptare është shumë e përgatitur, por jo vetëm ajo por gjithë policitë në mbarë botën kanë nevojë për trajnime të ndryshme për të rritur nivelin e profesionalizmit dhe shkallën e sigurisë. Unë tani jam instruktor i instruktorëve, trajnoj dhe certifikoj instruktorët e policive dhe shoh se programet e reja janë shumë të rëndësishme dhe të nevojshme për çdo polici, edhe për atë shqiptare”,- nënvizon Gjonaj.

Përveç Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, instruktori Gjonaj ka zhvilluar trajnime edhe me repartin RENEA dhe njësinë Shqiponja./tch

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy