
Bilanci i viktimave të koronavirusit ka arritur në 170. Një rast i konfirmuar në Tibet konfirmon se virusi është përhapur tashmë në të gjithë Kinën.
Autoritetet kineze bënë të ditur se janë 7711 raste të konfirmuara. Virusi është shpërndarë në 15 vende të tjera përveç Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë do të zhvillojë sot një tjetër mbledhje, në të cilën do të diskutohet mbi situatën.
“Edhe pse shifrat jashtë Kinës janë të vogla, ato kanë potencialin për një shpërndarje të madhe”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghereyesus.
Numri i të infektuarve me koronavirus ia ka kaluar numrit të të prekurve nga SARS, epidemia e vitit 2002.



