Avokati Altin Goxhaj tha në emisionin “Bilardo” në MCN TV se ka një axhendë nga Soros për shpopullimin e Shqipërisë dhe ripopullimin me skllevër nga Afrika dhe Azia. Sipas tij detyrën e shpopullimit e ka Rama ndërsa të ripopullimit Veliaj, dhe projekti ka vitin 2040 si finale.
Arsyeja pse Shqipëria sot është bosh ka të bëjë me një axhendë, të perceptuar nga unë në vitet 2014-2015, që quhet axhenda për rrënimin, falimentimin dhe shpopullimin e Shqipërisë dhe ripopullimin e saj me skllevër nga Afrika dhe Azia. Ky është një projekt i viteve 2040 si finale. Atëherë mbyllet si cikël i plotë, që s’do ketë më shqiptarë, s’do ketë më Shqipëri. Emiratet e Sorosit do t’i quaja, si një lloj çifligu periferik, ku Rama kishte detyrë ta shpopullonte dhe Erion Veliaj ta ripopullojë. Është me dy faza procesi”.
Sipas Goxhajt bankat në Shqipëri janë instrumente të dorës së dytë, sepse gjithçka që ndodh komandohet nga një network në krye të së cilit qëndron sipas tij “mafia Soros”.
Bankat në Shqipëri janë instrumente të dorës së dytë. Sepse urdhrat vendimet, ajo çka ndodh në Shqipëri komandohet nga një network që ka kapur tashmë Shqipërinë, që deri diku deri dje negocionte me palët, por sot është ai që influencon dhe palët detyrohen të bëjnë atë që do ai, e kam fjalën për mafien Soros. Ai e kontrollon Shqipërinë dhe ka ekuilibër të plotë me bankat, sistemet e mikrokredisë, që do të vazhdojnë të shpopullojnë Shqipërinë”.



