Forca të shumta policie zbarkojnë në Vlorë para protestës kundër TEC-eve në Triport

Forca të shumta policie zbarkojnë në Vlorë para protestës kundër TEC-eve në Triport

Vlora është blinduar mëngjesin e kësaj të shtune, në prag të protestës së thirrur nga përfaqësues të shoqërisë civile kundër vendosjes së TEC-eve lundruese në zonën e Triportit.

Forca të shumta të Policisë së Shtetit janë dislokuar në pika të ndryshme të zonës, ku janë angazhuar efektivë të Policisë së Rendit, Njësisë “Shqiponja”, Njësisë Delta dhe të forcat e Ndërhyrjes së shpejtë .

Shoqëria civile ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste gjatë paradites, duke kundërshtuar rrethimin e zonës dhe vendosjen e TEC-eve lundruese në Triport. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare, ndërsa kërkojnë pezullimin e projektit dhe transparencë nga institucionet përgjegjëse.

Situata në terren paraqitet e qetë, ndërsa pritet të shihet zhvillimi i protestës dhe masat që do të merren nga autoritetet për garantimin e rendit dhe sigurisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy