Pushimi i hetimeve për Myzyrin/ Soko: Dy standarde nga SPAK. KPP të zbatojë ligjin (VIDEO)

Pushimi i hetimeve për Myzyrin/ Soko: Dy standarde nga SPAK. KPP të zbatojë ligjin (VIDEO)

Analisti Pano Soko kërkesën për pushimin e hetimeve nga SPAK, për ish-kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, e cilëson si standard të dyfishtë.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se nga SPAK pritet që të godasë me drejtësi dhe se i njëjti prokuror nuk mund të kërkojë një herë marrjen si të pandehur të Myzyrit dhe më pas rrëzimin e kërkesës së tij.

 

Ne presim që SPAK të godasë me drejtësi. Këtu ka një dosje që u ndërtua para disa muajsh, të gjithë kemi besuar te profesionalizmi i prokurorit që ka ndërtuar një dosje që kërkoi shkarkimin dhe linçimin publik. Kemi besuar te prokurori, se kur ai thotë je i pandehur, ke krijuar bindjen e arsyeshme se je i pandehur, natyrisht gjykatësi do shohë teknikalitetin. 

 

Sot vjen prokurori dhe thotë jo nuk je i pandehur. Unë pres profesionalizëm nga SPAK. Pres diferencë edhe në vlerësimin që i japim SPAK. Është institucioni me mbështetjen më të madhe publike. Qoftë dhe shpërblimi financiar, që është me goxha diferencë, unë pres për këta 2-3 Nga ana e KPP presim profesionalizëm, gjyqësi të drejtë. Edhe nëse ka momente që institucionet e tjera çedojnë, KPP është aty. 

 

Ndërsa mandatet e KPP skadojnë në qershor, Soko thotë se kriteri i vetëm që kërkohet është të zbatojnë ligjin.

 

Te kriteret është të zbatojnë ligjin. Kaq poshtë kemi rënë në kërkesa. Thjesht zbatoni ligjin, nuk po presim të sillemi si vende të tjera në Europë me standarde demokratike. Thjesht duam ca njerëz që të përmbushin ligjin. 

 

Integritetin, personalitetin dhe po e kanë një kriter profesional, një vlerësim profesional, të gjitha këto marrin kuptim vetëm në rastet kur ai që i ka i përdor në të mirë, jo në të keq. Një profesionist i aftë e bën shumë mirë atë që bën mirë. ndërsa nëse vendos të bëjë keq, është shumë herë më i dëmshëm se një i paaftë. 

 

Punonjësi i KPP të zbatojë ligjin. Ndodhi ngjarja me Gerond Meçen te AKSHI. KPP duhet ta kuptoj se kur ndodh kjo ngjarje, ka diçka poshtë. Duhet profesionalizëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy