Ditën e martë, territori i vendit do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti do të karakterizohet nga kthjellime të shumta dhe vranësira të pakta deri mesatare në pjesën më të madhe të zonave.
Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, vranësirat do të shtohen përkohësisht në veri dhe në zonat malore lindore, ku herë pas here do të paraqiten më të dendura.
Në veri priten reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët, ndërsa në zonat malore të kësaj pjese të vendit, në mënyrë të izoluar, reshjet mund të marrin karakter shtrëngatash.
Era do të fryjë nga jugu me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në lugina pritet të arrijë deri në 16 m/s.
Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.



