"Babaxhani" i ekonomisë turke kthehet në sfidant për Erdoganin

"Babaxhani" i ekonomisë turke kthehet në sfidant për Erdoganin

Presidenti turk mund të ketë përballë një rival të fortë deri në fund të këtij viti. Ali Babacan, një emër i njohur në kohën e bumit që trefishoi ekonominë turke pas krizës së vitit 2001, po planifikon të krijojë partinë e tij politike. Ai pritet të sfidojë sundimin 16-vjeçar të presidentit Erdogan, i ka thënë agjencisë “Bloomberg” një person i afërt me Babacanin.

“Partia e re pritet të përfshijë disa ish-ministra dhe ekonomistë të shquar që do të punojnë me të për hartimin e politikave”, ka thënë në kushte anonimati burimi në fjalë. Dikur aleat i Erdoganit, ai i prishi marrëdhëniet me partinë e Erdoganit, AK, pak ditë pasi presidenti shkarkoi guvernatorin e bankës qendrore në korrik.

52-vjeçari Babacan që ka shërbyer si ish-zv.kryeministër dhe ministër i Ekonomisë do ta sfidojë Erdoganin në një kohë kur ekonomia është dobësuar nga mosmarrëveshjet diplomatike me SHBA dhe rezistenca kundër sundimit gjithnjë e më autoritar të Erdoganit po shtohet. Koalicioni qeverisës i presidentit fitoi më pak se 50% të votave në zgjedhjet vendore në fillim të këtij viti.

Babacan nuk është i vetmi ish-aleat i Erdoganit që kalon në krahun tjetër. Në fillim të kësaj jave, presidenti nisi procedurat e largimit të ish-kryetarit të AKP dhe kryeministrit Ahmet Davutoglu, i cili i ka kundërshtuar politikat e tij. Të mërkurën, Erdogan - i cili vetë u ngrit në pushtet përmes një partie-fraksion që e themeloi në 2001 - paralajmëroi radhët e saj në lidhje me "sjelljet e gabuara”.

"Nëse e mbajmë vëllazërinë tonë të fortë, atëherë farërat e trazirave nuk mund të rriten”, tha Erdogan në qytetin qendror të Anadollit, Sivas. "Ata që donin të dëmtonin partinë tonë për ambiciet e tyre politike, gjithmonë kanë dalë të zhgënjyer."

Deri tani nuk dihet nëse Babacan dhe Davutoglu do t’i bashkojnë forcat. Megjithatë, për momentin Babacanit i pëlqen kjo ide. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy