Luzlim Basha u rikthehet akuzave ndaj kryeministrit për lidhje me krimin. Në një status në “Facebook”, Basha shprehet se lufta për largimin e krimit nga politika nuk ka mbaruar dhe më mirë se çdo gjë tjetër këtë e tregon prania në Parlament e deputetit të ri socialist, Jurgen Çyrbja.
Statusi i Bashës
Deputeti socialist i Durrësit Jurgen Çyrbja dëshmoi sot në gjykatë në favor të bandës së Emiljano Shullazit edhe pse prokuroria e kishte thirrur për të dëshmuar kundër saj. Dëshmia e tij nxorri në shesh fytyrën e vërtetë të shtetit të Edi Ramës si shtet privat në dorën e të fortëve dhe kriminelëve.
Prania e Çyrbes në Kuvend tregon se lufta për largimin e krimit nga politika nuk ka mbaruar. Me ligjin e dekriminalizimit ne ndaluam futjen e vetë kriminelëve në Kuvend, por tani na duhet të largojmë nga politika edhe shërbëtorët e krimit.



