Kalimet në pikën Doganore të Morinës do të jenë për 8 orë të bllokuara. Komuna e Gjakovës ka njoftuar se me datë 15 tetor 2016 do të bllokohet qarkullimi për automjete në pikën kufitare në Morinë prej orës 07:00-15:00, për shkak zhvillimit të Maratonës së Malësisë së Gjakovës.



