
Tre kandidatë të listës nga LSI-ja janë gati të marrin mandatet e kolegëve.
Pasi 57 deputetë të PD-së dhe LSI-së dorëzuan mandatet, kandidatët që pasojnë në lista kanë nisur dorëzimin e formularit të dekriminalizimit në KQZ.
Ylli Shehu, Aurora Mara dhe Enver Roshi, në listë nën siglën e LSI-së, përkatësisht në Tiranë, Dibër dhe Elbasan kanë dorëzuar sot formularët e vetëdeklarimit në KQZ.
Dorëzimi i formularëve është hapi i parë i interesit për mandatin e deputetit.



