Suedia heq taksën për transportin ajror

Suedia heq taksën për transportin ajror

Qeveria suedeze njoftoi të martën se do të heqë një taksë për transportin ajror.

Taksa, e cila varet nga distanca e përshkuar, u vendos nga qeveria e mëparshme në vitin 2018 me synimin për të reduktuar efektet e ngrohjes globale të udhëtimeve ajrore.

“Në duam ta bëjmë Suedinë një platformë ndërkombëtare, duhet të sigurohemi që të mos dëmtojmë avantazhin konkurrues që mund të ketë vendi”, tha kryeministri Ulf Kristersson në një konferencë për shtyp.

Ministrja e Energjisë Ebba Busch theksoi se vetëm një pakicë vendesh në BE kanë një taksë për transportin ajror .

Qeveria e qendrës së djathtë, e mbështetur nga demokratët e ekstremit të djathtë suedez, kishte treguar më parë se po konsideronte përgjysmimin e taksës.

OJQ-të mjedisore e kritikuan këtë vendim, duke gjykuar se do të çonte në rritje të fluturimeve dhe rrjedhimisht emetimeve të gazeve serrë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy