
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sulmuar ashpër median, duke i akuzuar ato se kanë cituar “dështakë të pushuar nga puna” si ish-këshilltari i tij i sigurisë kombëtare, John Bolton, mbi samitin e ardhshëm me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Të dy udhëheqësit do të takohen në Anchorage të Alaskës të premten. Bisedimet e tyre pritet të përqendrohen kryesisht në gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin në Ukrainë.
“Mediat shumë të padrejta janë në aksion lidhur me takimin tim me Putinin”, tha Trump në një postim në Truth Social të mërkurën, duke i akuzuar ato se “citojnë vazhdimisht humbës të pushuar nga puna dhe njerëz vërtet budallenj si John Bolton, i cili sapo tha se, edhe pse takimi është në tokën amerikane, ‘Putini tashmë ka fituar’”.
«Për çfarë bëhet fjalë? Ne po fitojmë në ÇDO GJË», pohoi ai, duke i quajtur raportet «Lajme të rreme».
Bolton, i cili u shkarkua nga administrata e parë e Trump pas 18 muajsh në detyrë, ka argumentuar se ftesa e Putinit në SHBA i dha udhëheqësit rus një fitore.



