
Kryeminsitri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka njoftuar se i ka dorëzuar Kuvendit një iniciativë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të deritanishëm Dritan Abazovic.
Por “lufta” ka nisur më parë mes Abazovic dhe kryeministrit Krivokapiç, pasi koalicioni “ E zeza mbi të Bardhë”, lider i të cilit është Abazoviç, ka dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi iniciativën për votim mosbesimi ndaj Qeverisë, ku edhe vetë është aleat. Kjo nismë është nënshkruar nga 31 deputetë.
Lidhur me këto zhvillime në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV ka qenë Klement Camaj, analist i çështjeve gjeopolitike i cili e ka konsideruar këtë veprim një hap të pritshëm dhe hakmarrës. Ndër të tjera ai tha se një opsion i mirë për një situatë të tillë do të ishin zgjedhjet e parakohshme të cilat do ti jepnin mundësinë dhe vetë qytetarëve që të bënin zgjedhjen e tyre.
Ka qenë një hap i pritshëm, hakmarrës, sepse ai nuk e ka shumicën parlamentare. Shumica e deputetëve ka marë qëndrim për të shkarkuar vetë atë. Mendoj se në këtë moment është punë e kohës dhe thjesht presim të shohim numrat. Sot për sot koha dhe numrat janë në anët e tyre që po kërkojnë shkarkimin e Krivokapiç. Nëse do të jetë Abazoviç kryeminsitër në Mal të Zi mbetet të shihet. Qeveria e Malit të Zi këkron të krijoj të krijoj një qeveri të pakicës. Unë mendoj se zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e parakoshme ku jo vetëm popullit do ti jepet e drejta të zgjedhë por dhe një shans për spektrin politik shqiptar të rigrupohet për të rregulluar gabimet e të kaluarës e cila mund të cojë në një bashkim të spektrit politik shqiptar. Pse jo në një shtet multietnik si pretendon se është Mali i Zi të mos ketë një shqiptar si kryeministër.



