
Mbi 260 fëmijë kanë humbur jetën në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.
Këto shifra i bëri me dije ditën e sotme zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kievit në Telegram.
Deri më 24 shkurt janë vrarë 261 të mitur, ku krahasuar me ditën e djeshme janë 18 të tjerë, ndërsa të plagosurit janë mbi 460, saktësoi prokuroria.
Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 99 të saj, gjatë kësaj kohe janë shkatërruar me qindra objekte kulturore e arsimore.



