Tjetër video/ Sana Marin shfaqet duke kërcyer në krahët e një burri (VIDEO)

Tjetër video/ Sana Marin shfaqet duke kërcyer në krahët e një burri (VIDEO)

Kryeministrja finlandeze është në qendër të vëmendjes për shkak të publikimit të disa pamjeve nga një festë private ku ajo shfaqet duke kërcyer. Pas videos së parë të festës së 6 gushtit, një tjetër është publikuar në rrjetet sociale. Në të, Sana Marin shfaqet teksa kërcen me një burrë të paidentifikuar në dhomën private të një klubi të Helsinkit.

Një dëshmitar tha për tabloidin “Seiska” se e ka parë vallëzimin intim të kryeministres me të paktën “tre meshkuj të ndryshëm”. Disa media theksojnë se atë fundjavë kryeministrja ishte në detyrë të plotë - ajo duhej të kishte shkuar me pushime, por më pas i kishte anuluar planet - dhe për këtë arsye nuk ia kishte dorëzuar kompetencat ministrit të Mbrojtjes, siç ka bërë herët e tjera.

Rasti ka ndezur debatin në Finlandë, ku jo pak komentues janë në anën e kryeministrit. Ndërsa opozita nuk i ka kursyer kritikat. Eksperti i sigurisë kibernetike, Petteri Jarvinen, foli për mundësinë që rusët të kishin hakuar telefonin ose llogaritë e mediave sociale të dikujt në rrethin e ngushtë të Marin; edhe pse mesa duket videoja e djeshme është shfaqur fillimisht në një profil në Instagram të një të njohuri të Marin.

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin u mbrojt nga kritikat, duke thënë se gjatë festës kishte pirë alkool, por jo drogë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy