Putin flet me Vuçiç: Serbia do ruajë miqësinë me Rusinë, ndërkohë që synon anëtarësimin në BE

Putin flet me Vuçiç: Serbia do ruajë miqësinë me Rusinë, ndërkohë që synon anëtarësimin në BE

Serbia do të vazhdojë të ndjekë anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe të ruajë miqësinë me Rusinë, i tha Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, homologut rus Vladimir Putin në një telefonatë.

Presidenti rus Vladimir Putin e uroi Presidentin serb Aleksandar Vuçiç për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet presidenciale dhe për suksesin e rëndësishëm që Partia Progresive Serbe arriti në zgjedhjet parlamentare, duke pohuar se Serbia dhe Rusia do të mbajnë marrëdhënie vërtet miqësore. Presidenti Vuçiç e falenderoi për urimet, duke deklaruar se Serbia do të mbajë lidhje të sinqerta dhe tradicionalisht miqësore me Rusinë, ndërsa synon anëtarësimin në BE.

Kështu thuhet në deklaratën e shpërndarë nga mediat shtetërore ruse, raporton Tass.

Putin gjithashtu e informoi Vuçiç për zhvillimet në Ukrainë dhe arsyet e operacionit special të Rusisë në Ukrainë. Nga ana e tij Presidenti Vuçiç përsëriti qëndrimin e Serbisë dhe konkluzionet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si dhe shprehu shpresën se konflikti në Ukrainë do të përfundojë në të ardhmen e afërt, shtohet në deklaratë, raporton Tass.

Vuçiç tha në një konferencë për shtyp më 3 prill, se Serbia do të mbetet ushtarakisht neutrale dhe gjithashtu do të kërkojë që të mbajë partneritet dhe marrëdhënie miqësore me Rusinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy