Meksi: Lojërat e fatit do të kenë “pjesën e luanit” te pagesat dixhitale (VIDEO)

Meksi: Lojërat e fatit do të kenë “pjesën e luanit” te pagesat dixhitale (VIDEO)

Viti 2025 është mbyllur me një numër rekord prej 326.300 llogarish të parasë elektronike, përmes të cilave qytetarët shqiptarë kanë kryer një volum pagesash prej 1.9 miliardë eurosh. 

 

Për këtë çështje sipërmarrësi në sektorin e IT, Endri Meksi, tha për “MCN Economy” se në momentin që do të nisin lojërat e fatit online, do të kenë “pjesën e luanit” te pagesat dixhitale.

 

Ai shtoi se ligji i lojërave të fatit e ka të saktësuar se çdo arkëtim dhe pagesë që bëhet nga shoqëria e basteve ndaj lojtarit kur ai fiton, do të bëhet vetëm nga operatorët e licencuar nga Banka e Shqipërisë, bankat, shërbimet e pagesave dhe shërbimet e parasë elektronike. 

 

Sipas tij, me shumë fitim do kenë shërbimet e parasë elektronike dhe pagesat, duke qenë se janë më fleksibël se sa bankat.

 

Meksi deklaroi se ndryshe nga sektori bankar klasik që ka interesa të tjera, rasti specifik i basteve, do ketë nevojë për shërbimin e pagesave dhe parasë elektronike, për të kaluar sa më thjeshtë dhe pa kosto, paranë nga kesh në online.

 

Pagesa dixhitale për bastet sportive nuk ka ndodhur akoma, kur të ndodhi shpresojmë që do ndodhë brenda vitit do shkaktojë një rritje. 

Sepse te sektori i basteve sportive, ligji i lojërave të fatit e ka të saktësuar saktë se çdo arkëtim dhe çdo pagesë që bëhet nga shoqëria e basteve ndaj lojtarit kur ai fiton, do të bëhet vetëm nga operatorët e licencuar nga Banka e Shqipërisë, në tre kategori: bankat, shërbimet e pagesave dhe shërbimet e parasë elektronike. 

 

Me shumë fitim do kenë shërbimet e parasë elektronike dhe pagesat, duke qenë se janë më fleksibël se sa bankat. Bankomatet do të kenë interes. Por tek shërbimet online patjetër do ketë interes. Është ndryshimi ligjor më përcaktues për sektorin e pagesave.

 

Do të sjellë dhe rritje të konsiderueshme të numrit të përdoruesve dhe rritje shumë të madhe të fluksit të parasë që kalon në rrjet. Lojtari shërbimet e pagesave mund t’i bëjë vetëm nëpërmjet këtyre operatorëve, në sportelet dhe mjetet që kanë këta operatorë të licencuar nga Banka e Shqipërisë. 

 

Ndërsa janë mbi 14 milionë transaksione të institucioneve të parasë elektronike, me vlerë totale prej 1.9 miliardë eurosh, Meksi thotë se në momentin që do të nisin operatorët e lojërave të fatit do të kenë pjesën e tyre e cila do të jetë më e madhja.

 

Në momentin e parë që nis, patjetër që lojërat e fatit do të kenë pjesën e luanit. Sektori i lojërave të fatit është shumë më represiv se vetë shërbimi i pagesave i monitoruar nga ana e shtetit si rregullator. Dhe administrata tatimore do ketë një sërë argumentesh. Nuk duhet kartë bankare. Problemi shtohet në rastin e AirBnb, në këtë sektor është e saktë pyetja se sa lekë do shkojnë në të bardhë. Ata njerëz që kanë 2, 3, 4 dhoma. Por sektori i basteve sportive është i tëri në të zezë, çështja është kur do kalojë në të bardhë. 

 

Për ata që do e mbajnë në të zezë ka të bëjë me mjete represive, polici dhe prokurori, nuk ka të bëjë me sistemet e pagesave. Ata operatorë që do të përfaqësojnë risinë ligjore, kanë mundësinë që të përdorin këto mjete. Le t’i përdorin në mënyrë sa më inteligjente. Ka një kosto dhe sforcimi i operatorit të pagesave do të jetë që kjo kosto të jetë më e ulët. 

 

Ndryshe nga sektori bankar klasik që ka interesa të tjera, rasti specifik i basteve, do ketë nevojë pa pikë dyshimi për shërbimin e pagesave dhe parasë elektronike, për të kaluar sa më thjeshtë dhe pa kosto paranë nga kesh, në online. Është 100% e monitorueshme. Nuk bëhet monitorim i pjesshëm është 100%. Lojtarët e lojërave të fatit në asnjë rast nuk do të kontrollohen nga sistemi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy