Milo: Strehimi i palestinezëve do ta zhbënte Shqipërinë. Rama s’mund ta marrë përsipër këtë aventurë  

Milo: Strehimi i palestinezëve do ta zhbënte Shqipërinë. Rama s’mund ta marrë përsipër këtë aventurë  

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se strehimi i palestinezëve në Shqipëri do ta zhbënte vendin tonë nga pikëpamja demografike dhe sa i përket të ardhmes strategjike të saj. Milo theksoi se Edi Rama s’është Shqipëria dhe s’mund të pranojë një aventurë të tillë. Ai shtoi se jo çdo gjë që vjen nga SHBA në partneritet me Izraelin është në interes të Shqipërisë. Megjithatë Milo nuk beson se ky skenar do të realizohet. 

Çdo zhvendosje e palestinezëve nga Gaza do të ishte zgjidhja më e keqe e mundshme për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme, sepse do të eksportonte një burim të mëtejshëm tensioni dhe konflikti kudo që të venë, përveç influencave të tjera demografike, atje ku do shkojnë. Jo gjithçka që diskutohet edhe në Shtëpinë e Bardhë bëhet realitet. Diskutohen opsione por s’vendoset gjithçka dhe për këdo. 

Shqipëria është përmendur në mjaft raste për t’u bërë shportë e njerëzve të padëshiruar në vendet e tjera. Gjendet si streha më e kollajtë, më e premtuar lehtësisht, për të akomoduar njerëz të tillë. Kemi shembullin e afganëve, iranianëve, afrikanëve, apo emigrantë të paligjshëm që vijnë në Gjadër në Shqipëri. 

Nëse shtohet edhe kjo, që Shqipëria mund të jetë një opsion për të strehuar palestinezët, atëherë këtu duhet shtruar një pyetje e madhe, a ka popull apo s’ka popull në Shqipëri? Ka opinion publik apo s’ka? Ka sens kombëtar apo s’ka? Do tjetërsohen shqiptarët? Unë s’e besoj se kjo do të ndodhë. Ka një reagim të vet palestinezëve që s’duan të lëvizin. Ka një reagim te vendeve fqinjëve, vendeve arabe, dhe reagim të BE-së. 
 

Izraeli dhe SHBA-të janë aleatë të përjetshëm dhe kanë interesa të mëdha strategjike. Ne jo çdo gjë që vjen nga SHBA, në partneritet me Izraelin, duhet ta përtypim sikur është në interes kombëtar. Shqipëria s’është Edi Rama dhe Edi Rama s’është Shqipëria. S’mund të marrë përsipër një aventurë të tillë që do ta zhbënte Shqipërinë nga pikëpamja demografike dhe e ardhmja strategjike e Shqipërisë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy