Daçiç: Vuçiç të tërhiqet nga marrëveshja e Brukselit

Daçiç: Vuçiç të tërhiqet nga marrëveshja e Brukselit

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç thotë se Beogradi duhët të tërhiqet nga marrëveshja e Brukselit. Sipas tij Prishtina nuk po e zbaton marrëveshjen, duke refuzuar dhe themelimin e bashkësisë së komunave me shumicë sërbe. Daçiç akuzon ndërkombëtarët se po mbështesin Kosovën.

Beogradi po sheh mundësinë të tërhiqet nga marrëveshja e Brukselit, duke shënuar një hap prapa në dialogun me Prishtinën. Në një deklaratë për median, shefi I diplomacisë serbe Ivica Dacic ka thënë se duke parë zhvillimet e fundit, ku sipas Kosova refuzon asosacionin, I ka kërkuar presidentit serb të ndërmarrë një vendim të tillë:

"Do t’i propozojë presidentit Vuçiç të tërheq nënshkrimin nga Marrëveshja e Brukselit. Ekziston klauzola, keni nënshkruar marrëveshjen. Unë do të tërhiqja nënshkrimin dhe do t’u thosha: Nuk doni Asociacionin, e po mirë, as ne nuk duam marrëveshjet tjera, kthehemi në fillim, pra të kthejmë institucionet serbe në Kosovë e Metohi.”

Dacic, njësoj si presidenti serb, akuzon perëndimin se po mbështet sërish më shumë Kosovën se Serbinë.

“Takimet me shqiptarët janë të rënda, shumë më vështirë do ta kenë ata me një Vuçiç siç është tanimë, i dëshpëruar nga qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare dhe duke u ballafaquar me lajme të rreme se do ta njohim Kosovën”. 

I pyetur nga gazetarët rreth përgjigjes së Vucic në lidhje me këtë propozim, shefi i diplomacisë serbe refuzi të japë përgjigje, ndërsa zhvendosi vëmendjen sërish tek prishtina duke akuzuar autoritetet e Kosovës për “politikë joparimore dhe jokorrekte, për manipulim qëndrimesh gjatë bisedimeve me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy