
Avokati Redon Meksi duke folur në emisionin “MCN Economy” mbi ndryshimin e ligjit për shoqëritë e administrimit, ngriti problematikën e pallateve të vjetra.
Meksi tha se ligji u jep fuqi kompanive për pallatet e vjetra, duke ngritur pyetjen se çfarë do të ndodhë kur qytetarëve u vjen fatura dhe nuk është kryer puna.
Marrim një kompani që administron 5 pallate të vjetër. Aty do të hyjë bashkia në lojë, do vendosë individin, ose kompaninë. Kjo bën një dokument që thotë e kam bërë këtë punë, kush do e kontrollojë këtë punë?! Nuk lajmërohesh kur merr urdhrin e ekzekutimit. Kanë bërë firmat e përmbarimit, lloj lloj pislliqesh në këtë lloj mënyrë. Kur sjell faturën dhe s’ka bërë punën, çfarë do ndodhë?! Do shkojë në gjykatë?! Kjo u jep fuqi kompanive për pallatet e vjetra. Bashkia do t’u japë të drejtë kompanive të caktuara dhe do të vjelin një tufë parash nga këta njerëz. Mbase nuk kanë nevojë as ta paguajnë, mund ta mbajnë vullnetarisht. Te pallati im merremi vesh, pse duhet të fusim dikë me rrogë?!”
Sa i takon idesë për të vendosur tarifën në faturat e energjisë elektrike dhe ujit, e cila u hodh poshtë si propozim, Meksi tha:
Unë kam një kontratë me OSHEE. Që të futësh faturën e re, duhet të bësh kontratë të re me mua. Është sh.a. Me mua ka marrëdhënie private. Nëse nuk e paguaj do më lësh pa ujë?! E drejta e ujit është kushtetuese!”.



