Gaza, Irani: I pashmangshëm zgjerimi i fushës së luftës

Gaza, Irani: I pashmangshëm zgjerimi i fushës së luftës

Për shkak të intensitetit në rritje të luftës kundër banorëve civilë të Gazës, zgjerimi i fushës së luftës është bërë i pashmangshëm.

Një deklaratë e tillë vjen nga ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian, në një bisedë telefonike të zhvilluar me homologun e tij të Katarit, Mohammed Bin Abdulrahman Al Thani.

Amirabdollahian dhe Al Thani dënuan sulmet izraelite ndaj civilëve në Gaza dhe shprehën shqetësim të thellë për situatën humanitare në zonën bregdetare.

Mes dy zyrtarëve të lartë u shkëmbyen mendime mbi mjetet në dispozicion për të ndaluar agresionin izraelit, zbatimin e menjëhershëm të armëpushimit dhe transferimin e vazhdueshëm të furnizimeve humanitare për civilët në Rripin e Gazës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy