Sa i sigurt është uji që pijmë? Rreziku që na vjen nga arseniku

Sa i sigurt është uji që pijmë? Rreziku që na vjen nga arseniku

Arseniku është klasifikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimeve për Kancerin si elementi numër një që shkakton kancerin. Në mënyrë të veçantë, arseniku lidhet me kancerin e mushkërive, të vezores, të veshkave dhe lëkurës. Hyrja e shpeshtë e arsenikut në organizëm, sidomos nëpërmjet ujit të kontaminuar, është provuar shkencërisht se ka ndikim edhe në një sërë sëmundjesh si ato kardiovaskulare, neurologjike, diabeti, dëmtimet e lëkurës, problemet me frymëmarrjen, problemet e riprodhimit dhe sëmundjet e gjakut.

Një studim i kryer në kuadër të projektit Atlante Europeo nga grupi i ekspertëve EuroGeoSurveys Geochemistry, i publikuar në vitin 2010 në revistën “Le Scienze” ka hartuar edhe një listë të vlerave të pranisë së këtij elementi në ujin mineral që shitet në Europë.

P.sh. në Itali, sipas të dhënave të vitit 2010, në asnjë prej rasteve nuk janë konstatuar vlera mbi 10 mikrogramë për litër.

Po në Shqipëri, sa i sigurt është uji që pijmë? Kësaj pyetjeje ndoshta nuk mund t’i jepet një përgjigje e plotë, por e sigurt është që numri i rasteve të tumoreve vitet e fundit është rritur vrullshëm. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy