Greqi/ 8 shqiptarë në pranga, trafikonin kanabis dhe ua shisnin adoleshentëve

Greqi/ 8 shqiptarë në pranga, trafikonin kanabis dhe ua shisnin adoleshentëve

Tetë shqiptarë janë vënë në pranga si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas e shiste kryesisht pranë shkollave të mesme.

Banda drejtohej nga dy shqiptarë të moshës 26 dhe 24 vjeç, të cilët janë vënë në pranga. Gjithashtu, gjatë aksionit të policisë greke u arrestuan edhe 6 shqiptarë të tjerë dhe dy shtetas grekë.

Sipas policisë së shtetit fqinj, banda e dërgonte kanabisin nga Shqipëria dhe e magazinonte në banesat e dy “kapobandave”. Më pas, lënda narkotike u jepej pjesëtarëve të tjerë të bandës, të cilët e shpërndanin kryesisht pranë shkollave të mesme në zonat Zografos, Kesariani, Vyrona dhe Pagrati. Çmimi i shitjes së kanabisit ishte 5-8 euro për gram.

Gjatë kontrolleve në banesat e dy krerëve të bandës u gjetën dhe u sekuestruan: 1,5 kg kanabis, një shumë prej 8 000 eurosh, një pistoletë, si dhe 12 telefona celularë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy