Arkitekte specialiste pranë Bashkisë Tiranë, Arnisa Lushaj, shpreh domosdoshmërinë për transformimin e objekteve të vjetra.
Për emisionin MCN Economy, Lushaj bëri të ditur se për infrastrukturën, kanalizimet dhe hapësirat e përbashkëta, veçanërisht ato të gjelbra, Bashkia Tiranë ka një fond komuniteti, për të nxitur bashkëpunim qytetar-bashki.
Janë bërë disa transformime, për cilësinë e fasadave, duke i trajtuar me veshjen kapot, gjë që ndikon në përmirësim të efiçencës së energjisë.
Ka pasur transformime në shkallë, hapësirat e gjelbra rrotull pallatit, të cilat i vijnë në ndihmë përmirësimit të përgjithshëm të qytetit. Cilësia diktohet nga projektimi arkitektonik.
Pastaj dhe cilësia e materialeve në zbatim. Këto ndikojnë që një objekt të jetë cilësor.
Lidhur me ato objekte të vjetra kanë pësuar dëme nga tërmeti, tha se janë kategorizuar këto objekte në disa kategori, nga DS1 në DS5 në varësi të dëmtimeve.
Sipas saj, sa i takon pallateve që kanë pësuar dëme, janë bërë ndërhyrje rehabilituese në 30 objekte, sa i takon objekteve publike.
Të gjitha objektet mbi 50-vjeçare, i janë nënshtruar auditit teknik, akt-ekspertize të thelluar, nëse ka pasur nevojë për ndërhyrje nga ana strukturore.
Për gjimnazin ‘Partizani’ dhe ‘Besnik Sykja’, janë bërë propozime për ristrukturimin e fortësisë së objektit dhe jemi në atë fazë dhe shpresë që të fillojë ndërtimi.
Pallatet e vjetra si parafabrikat dhe me tulla kanë strukturë të ngjashme, e tillë ka qenë kërkesa e qytetarëve por edhe mënyra si ka ndërtuar qeveria.
Me zhvillimin e teknologjisë dhe konceptimin e hapësirave, sot kemi riorganizime dhe rifunksionime, në varësi të mënyrës si njeriu do të ndihet. Preferoj të rikonceptohen hapësirat sipas nevojave të reja.



