
Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë kryeministrit indian Narendra Modi se ai nuk do të marrë pjesë në Samitin e G20 në Delhi muajin e ardhshëm.
India po pret samitin e këtij viti, i cili do të mbahet në kryeqytetin Delhi nga 9-10 shtator.
Putin i telefonoi zotit Modi dhe i tha se ministri i Jashtëm Sergei Lavrov do të merrte pjesë në samit në emër të tij.
Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu disa "çështje rajonale dhe globale me interes të ndërsjellë", tha India në një deklaratë.
Një zëdhënës i qeverisë ruse kishte thënë javën e kaluar se Putin nuk do të merrte pjesë në samit pasi kishte një "orar të ngjeshur".
G20 përfshin 19 vendet më të pasura në botë plus Bashkimin Evropian. India aktualisht mban presidencën e G20, e cila rrotullohet çdo vit ndërmjet anëtarëve.
Pushtimi rus i Ukrainës pritet të jetë një pikë diskutimi në samitin në Delhi, ku do të jenë të pranishëm liderët botërorë, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.
Në deklaratën e saj të hënën, India tha se Modi shprehu "një mirëkuptim për vendimin e Rusisë" dhe falënderoi Putinin për mbështetjen e nismave të Delhit gjatë presidencës së G20.



