Lavrov-homologes franceze: Kievi po bombardon termocentralin bërthamor me armë perëndimore

Lavrov-homologes franceze: Kievi po bombardon termocentralin bërthamor me armë perëndimore

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, gjatë një takimi ditën e sotme me homologen e tij franceze Catherine Colonna, tha se armët e furnizuara nga Perëndimi në Ukrainë po përdoren për të goditur termocentralin bërthamor të Zhaporizhzhia-s. 

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Ria Novosti. 

Pala ruse theksoi edhe një herë nevojën e ndalimit të bombardimeve të uzinës menjëherë dhe plotësisht dhe bëri thirrje për nisjen e një hetimi të pavarur për rastet e sulmeve kundër kësaj strukture.

Nga ana tjetër një tjetër shpërthim i fuqishëm është raportuar në zonën e aeroportit Melitopol, në jug të Ukrainës, i kontrolluar nga forcat ruse.

Këtë lajm e raportoi kryetari Ivan Fedorov, duke shpjeguar se po përpiqen të sqarojnë dinamikën e incidentit.

Agjencia UNIAN kujton se një shpërthim i ngjashëm në të njëjtin vend ndodhi të premten e kaluar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy