Polonia është “gati” të presë armët bërthamore të SHBA

Polonia është “gati” të presë armët bërthamore të SHBA

Polonia tha se është “e gatshme” për vendosjen e armëve bërthamore amerikane në territorin e saj “nëse është e nevojshme”.

Zëvendëskryeministri polak Jaroslav Kaczynski deklaroi se nëse amerikanët do të kërkonin të vendosnin armët bërthamore amerikane në Poloni, “ne do të ishim në dispozicion”.

Kjo do të forconte ndjeshëm aktivitetin parandalues ndaj Moskës. Dislokimi nuk është diskutuar ende, por mund të jetë ndodhë së shpejti.

Duke folur në gazetën gjermane Welt am Sonntag, politikani vuri në dukje se Polonia do të mirëpriste gjithashtu një rritje prej 50% të numrit të trupave amerikane në Europë.

Sulmi ndaj Ukrainës, të cilin presidenti rus Vladimir Putin e quajti një “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar vendin fqinj, ka nxitur frikën e sigurisë në shtetet në krahun lindor të NATO-s.

Polonia do të ishte e lumtur nëse amerikanët do të rrisnin praninë e tyre në Europë nga 100.000 trupa aktuale në 150.000 në përgjigje të sjelljes agresive ruse. Nga këta, 75.000 ushtarë duhet të vendosen në krahun lindor, domethënë në kufirin me Rusinë; 50,000 ushtarë në shtetet baltike dhe Poloni. Pakti NATO-Rusi është një pakt i vdekur. Qysh në vitin 2008 në Gjeorgji, Rusia filloi ta shkelte paktin dhe nuk është ndalur kurrë që atëherë. Sigurisht, NATO duhet të bëjë më shumë. Para së gjithash, një mision paqeje. Sigurisht vetëm me miratimin e Ukrainës. Së dyti, vendet e NATO-s duhet të furnizojnë më në fund armët që presidenti Zelensky kërkon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy