Vota për Kosovën në Asamblenë e KiE, Ramabaja: U godit lidershipi serb (VIDEO)

Vota për Kosovën në Asamblenë e KiE, Ramabaja: U godit lidershipi serb (VIDEO)

Drejtori i Institutit për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja, votën pro për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës e sheh si betejë të fituar të diplomacisë shqiptare në përgjithësi.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se ishte investuar më shumë se dy vjet në përpunimin e prapaskenave politike dhe diplomatike që të votohej pro.

Ramabaja tha se raporti i ish-ministres së Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis dhe komunikimi me forcat e spektrit të majtë kudo në Europë ndikoi dhe se ata që votuan kundër ose abstenuan ishin shumica e deputetëve që vijnë nga spektri i së djathtës ekstreme që në një mënyrë apo një tjetër janë të influencuar nga Vladimir Putin dhe Aleksandr Vuçiç.

Sipas tij, momenti gjeostrategjik i luftës në Ukrainë ka ndikuar jashtëzakonisht shumë.

Deklarata e Daçiç është autogol i llojit të vetë, aderimi i Kosovës në KiE duhet të shihet i dobishëm se qytetarët e minoritetit serb në Kosovë, do të fitojnë edhe një shkallë të sigurtë të mbrojtjes së interesave të tyre.

Angazhimi i trupës diplomatike serbe dhe deklarata e ministrit të Jashtëm serb, për mua janë autogol i llojit të vetë.

Serbia që në mesnatën e kaluar ka marrë masa të rrepta, ka rrëmbyer 600 qytetarë të Kosovës dhe i mban në zonën asnjanëse mes Kroacisë dhe Serbisë, kemi një reagim irracional dhe mundësi reale që të pasohet me reagime shtesë.

Ka pasur menjëherë nga ministria e Jashtme e Kosovës dhe ministria e Brendshme duke u kërkuar qytetarëve tanë që të shmangin çdo udhëtim në Serbi, në mënyrë që të mos e pësojë asnjë qytetar.

Se reagimet irracionale i kemi pasur edhe kur u shpall pavarësia e Kosovës, por në këtë rast ata që do e pësojnë më shumë do të jenë qytetarët e papërgjegjshëm që zgjedhin të udhëtojnë nëpër Serbi.

Serbia ka investuar jashtëzakonisht shumë në politikat shoviniste ekspansioniste dhe është përkëdhelur për një kohë të gjatë nga perëndimi.

Ky votim i djeshëm e ka goditur lidershipn serb dhe një pjesë të qytetarëve që besojnë ekipin klero-fashist në krye të Serbisë.

Nuk është asgjë e habitshme se çfarë vjen pas nga Serbia, pas veladonit të Vuçiç, shfaqet veladoni i klero-fashistit.

Ai tani po e shpalos veten ashtu siç është. Pas mesit të majit kur Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Europës në Serbi do të vijojë alibia se ne bëmë sa kishim në dorë.

Nëse Serbisë nuk i tregohen kufijtë qartë, kufiri i thanës, duhet të përgatitemi për një betejë të rreptë mes shqiptarëve dhe serbëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy