
Një nuse u arrestua për grabitje, në ditën e saj të dasmës në Meksikë dhe u fotografua e prangosur me fustanin e saj të bardhë, e rrethuar nga policia.
Gruaja, e identifikuar vetëm si Nancy N., nga prokurorët e shtetit, as nuk arriti të hynte në kishë ndërsa policia i zuri pritë gjatë ceremonisë.
Ajo u ndalua teksa doli nga automjeti i saj për të hyrë në kishën në Villa Guerrero, sipas raportimeve të mediave lokale.
Burri i saj i ardhshëm, i quajtur Clemente N., pseudonimi i të cilit është “El Raton”, që do të thotë miu akuzohet për të njëjtat akuza.
Çifti akuzohen për grabitje të tregtarëve të pulave në Toluca pranë Mexico City dhe dyshohen për rrëmbimin e katër punëtorëve nga një dyqan shpendësh, thanë autoritetet.
Zyra e prokurorit postoi fotografi të të dyshuarve të arrestuar gjatë operacionit të kryer në dhjetor në mediat sociale, duke përfshirë nusen me fustanin e nusërisë në pranga.
Grupi dyshohet se ka lidhje me kartelin e drogës La Familia Michoacana, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.



